Kalo te lënda

Rexhepi: Nuk është lojë, është vepër penale (VIDEO)

Për ministrin e Punëve të Brendshme,Bajrami Rexhepi, shpërndarja e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe tre ministrave të qeverisë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është ndonjë instilacion, apo ndonjë lojë.

Ai thotë se kjo vepër është kryekëput vepër penale.

“Nuk është lojë. Për mu është vepër penale dhe kemi kërku nga kryeprokurori ti shqyrtojë çështjet dhe të ngritet akuza ndaj tyre për vepër penale”, ka thënë Rexhepi.

Duke folur për çështje tjera si hetimi i vrasjeve në veriun e Kosovës, siç është ai i Selver Haradinajt, Rexhepi e ka quajtur një rast “të pshtjelltë” dhe ka thënë se motivi ndëretnik në këtë vrasje është gati krejt i përjashtuar.

“Situata është ma e pshtjelltë, motivi ndëretnik është i përjashtuar gati. Ma së paku është motivi ndëretnik. Mos më vetni ma shumë”, ka thënë Rexhepi për Interaktiv.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e veriut të Kosovës, ai ka thënë se çështja do të zgjidhet me qytetarët e veriut, pasiqë është çështje e brendshme e Kosovës.

Rexhepi ka thënë se është i duhur një unitet politik çdoherë për interesa të vendit, duke iu referuar përfoljeve të fundit për koalicion të mundshëm me AAK-në.

“Për Kosovën mund të jetë një koalicion pak ma stabil”, ka thënë veç tjerash Rexhepi./Indeksonline/Për ministrin e Punëve të Brendshme,Bajrami Rexhepi, shpërndarja e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit Hashim Thaçi dhe tre ministrave të qeverisë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është ndonjë instilacion, apo ndonjë lojë.

Ai thotë se kjo vepër është kryekëput vepër penale.

“Nuk është lojë. Për mu është vepër penale dhe kemi kërku nga kryeprokurori ti shqyrtojë çështjet dhe të ngritet akuza ndaj tyre për vepër penale”, ka thënë Rexhepi.

Duke folur për çështje tjera si hetimi i vrasjeve në veriun e Kosovës, siç është ai i Selver Haradinajt, Rexhepi e ka quajtur një rast “të pshtjelltë” dhe ka thënë se motivi ndëretnik në këtë vrasje është gati krejt i përjashtuar.

“Situata është ma e pshtjelltë, motivi ndëretnik është i përjashtuar gati. Ma së paku është motivi ndëretnik. Mos më vetni ma shumë”, ka thënë Rexhepi për Interaktiv.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e veriut të Kosovës, ai ka thënë se çështja do të zgjidhet me qytetarët e veriut, pasiqë është çështje e brendshme e Kosovës.

Rexhepi ka thënë se është i duhur një unitet politik çdoherë për interesa të vendit, duke iu referuar përfoljeve të fundit për koalicion të mundshëm me AAK-në.

“Për Kosovën mund të jetë një koalicion pak ma stabil”, ka thënë veç tjerash Rexhepi./Indeksonline/

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=fRnUHRmNR10

Lini një koment