Kalo te lënda

Paditen për shkak të zhurmës gjatë seksit

Fqinjët nuk kanë mundur të durojnë më, prandaj kanë vendosur të ngrenë padi ndaj Jessica Angel dhe Colin MacKenzie – çiftit i cili është aq i zhurmshëm gjatë seksit, saqë e kanë çrregulluar rendin dhe qetësinë publike.

Nga ky çift australian kërkohet që të ndërpresin bërtitjet dhe sharjet dhe të bëjnë dashuri në mënyrë më të qetë.

Duke qenë se ata nuk kanë vepruar kështu me të mirë, fqinjët e kanë ftuar rreth 20 herë policinë brenda katër muajsh. Dhe, pas aq shumë ankesave, ndaj Jessicas dhe Colinit është ngritur padi, ndërsa në rast dënimi, ata do të paguajnë rreth 4.000 euro.

Daily Mail raporton se fajtore për gjithë këtë situatë është Jessica, e cila e shkakton gjithë zhurmën.

“Si mund të jetoni në një vend ku nuk mund të bëni seks. Është qesharake. Për çdo rast, Jessie është ajo që bën zhurmë. Bëjmë seks nga shtatë orë, pesë net në javë. Ndoshta do të vdes nga sulmi në zemër, ajo po më mbyt”, ka thënë Colin MacKenzie.

Lini një koment