Kalo te lënda

Nishani: Vizita në Kosovë mirënjohje për qytetarët e saj

Duke folur për vizitën e tij të parë në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vlerësoi se kjo vizitë në radhë të parë ka të bëjë me “çështjen e respektit të bashkëkombësve tanë që jetojnë në Kosovë”.

Po ashtu ai tha se, po aq e rëndësishme është kjo vizitë, e cila “do të shprehë të gjithë mirënjohjen dhe nderimin për përpjekjet e bëra për shumë e shumë vite dhe kohë nga qytetarët e Kosovës për arritjen e standardeve të lirisë”.

Gjithashtu Nishani tha se qytetarët e Kosovës po japin kontributet për tërë rajonin në kontekstin e paqes, të stabilitetit, të bashkëpunimit dhe të zhvillimit, raporton qik.

“Dhe Kosova është një nga kontribuueset e rëndësishme sot në rajonin e Ballkanit ndaj për mua do të jetë një moment për të shprehur të gjithë nderimin dhe vlerësimin tim në emër të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ndaj këtyre përpjekjeve, ndaj këtyre arritjeve dhe ndaj këtyre kontributeve që qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës, vetë Republika e Kosovës kanë arritur dhe po japin në tërë këtë sens bashkëpunimi, i cili në fund të fundit është rruga e vetme. Është rruga e vetme për çdo vend, për çdo shoqëri dhe për çdo komb për të ecur në të”, theksoi Presidenti Nishani në një intervistë për Televizionin Klan të Tiranës.

Lini një koment