Kalo te lënda

Deputeti Shaip Muja nuk e ka deklaruar biznesin “Alomil-Ko”

Deputeti Shaip Muja nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) biznesin “Alomil-Ko” në të cilin është bashkëpronar. Ai thotë se ky biznes është pasiv që disa vite dhe ka menduar se është shuar vetvetiu, pasi që e ka mbyllur në ATK dhe nuk e ka marrë fare certifikatën e biznesit të Republikës së Kosovës. Por drejtues të ARBK-së thonë se mosmarrja e certifikatës së re nuk ka lidhje me shuarjen e biznesit dhe se çdo biznes i regjistruar në këtë agjencion është aktiv deri sa të aplikohet për shuarje, shkuarn Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr. Sipas Ligjit për Deklarimin e Pasurisë, por edhe vendimeve të AKK-së në raste të njëjta, deputeti Muja ka qenë i obliguar që ta deklarojë këtë biznes. Për me tepër, regjistri i deklarimit të pasurisë së deputetit Muja nuk ka qenë fare i publikuar në ueb-faqen e AKK-së dhe publikimi është bërë pasi që Preportr ka bërë pyetje për arsyet e mospublikimit të këtij regjistri. Drejtuesit e AKK-së nuk janë prononcuar rreth këtij rasti të denoncuar nga Preportr, ashtu siç kanë vepruar në gjashtë muajt e fundit, duke ndërprerë çdo kontakt me Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr.

Shaip Muja, po ashtu vitin e kaluar nuk e kishte deklaruar fare në AKK biznesin e tij “Kosova Green Energy”, por kjo kompani iu përfshi në formularin e deklarimit të pasurisë nga AKK-ja  pasi që këtë fakt  fillimisht e denoncoi  në AKK, Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, dhe Organizata ÇOHU!.

Edhe këtë vit , deputeti Muja iu ka shmangur AKK-së, duke mos e deklaruar biznesin “Alumil -Ko ” Sh.p.k., në të cilin është bashkëpronar me Nevila Rama, Dimitrios Gavril, Shaban Muja, Fatmir Muja, Arsim Muja, Aldi Kuzmi, Edlira Guri dhe Naim Muja

Lini një koment