Kalo te lënda

Situata shqetësuese apo katastrofale

Edhe sot kanë vazhduar përplasjet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Derisa LDK situatën e zjarreve në Kosovë e quan katastrofë, MPB thotë se gjendja është shqetësuese, por jo katastrofë.

“Përkundër shkallës së lartë të rrezikshmërisë nën koordinimin e Agjencisë për Menaxhimin Emergjent edhe në këto momente njësitë lokale nga Prizreni, Malisheva, Dragashi, Deçani, FSK-ja, vullnetarë dhe qytetarët e zonave të rrezikuara janë duke vazhduar operacionin për lokalizimin e zjarreve”, thuhet në një komunkatë për media të MPB-së.

MPB thotë se situata është shqetësuese dhe po merren të gjitha masat për menaxhimin e saj, por nuk kemi katastrofë siç e kualifikon këtë situatë partia opozitare LDK. Legjislacioni në fuçi e definon nivelin e situatave emergjente dhe reagimin e institucioneve përkatëse në nivel lokal, rajonal dhe qendror.

Lini një koment