Serbët: Zgjidhjet e problemeve, përmes Beogradit
Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës janë takuar në Mitrovicë me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, të cilit i kanë thënë se do të mbështesin udhëheqësinë e shtetit serb në raport me Kosovën.
Në takimin me Vulin kanë marrë pjesë i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic dhe kryetarët ilegalë të katër komunave në veri të Kosovës së bashku me përfaqësues të kuvendeve komunale.
“Duam që të gjitha problemet t’i zgjidhim me Beogradin zyrtar”, ka thënë Nedeljkovic.
Vulin nga ana e tij, ka thënë se ekipi i ardhshëm negociator do të prezantojë atë që kërkojnë qytetarët serbë.