Kalo te lënda

“Reagim ndaj krizave”, FSK në Maqedoni

Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, të hënën është nisur për të marrë pjesë në ushtrimin “Reagim ndaj krizave” që do të mbahet në poligonin ushtarak Krivollak të Maqedonisë. Ky është zbarkimi i parë i FSK-së, jashtë vendit, për kësi lloji të ushtrimeve.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bazë të planeve të angazhimit si dhe vizionit për bashkëpunim në të ardhmen, ka vendosur që të zbarkojë me një kontingjent të saj, në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që bashkëpunimi dhe bashkëveprimi si forcë e përbashkët të jetë udhërrëfyes për operacione të mundshme në të ardhmen.

FSK-ja është e përgatitur me personel dhe pajisje të nevojshme për të zhvilluar këtë ushtrim ndërkombëtarë për “reagim ndaj krizave” – thuhet në një komunikatë te MFSK-së./Indeksonline/

Lini një koment