Kalo te lënda

Nishani me 30 gusht në Prishtinë

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, do ta vizitojë Kosovën më 30 gush. Ai, përveç takimeve që do të ketë me krerët institucional të vendit, do t`iu drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me një fjalim rasti, raporton rtk.

Sipas burimeve brenda Kuvendit, do të ndërpritet seanca e rregullt, që mbahet po me këtë ditë dhe presidenti Nishani do ta mbajë fjalimin e tij në orën 12 e 30 minuta. Pas fjalimit të Nishanit Kuvendi do t`i vazhdojë përsëri punimet. Është kjo vizita e parë, pas zgjedhjes president, që Bujar Nishani ia bënë Kosovës

Lini një koment