Kastrati: FSK së shpejti ushtri
Pjesëmarrja e 146 pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet ushtarake “Reagimi ndaj krizave që fillon sot në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, dëshmon për aftësitë dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të saj për të marrë pjesë në të ardhmen edhe në operacione paqeruajtëse në botë. Kështu i tha Radio Kosovës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral Kadri Kastrat. Transformimi i plotë i FSK-së në ushtri të rregullt do të ndodhë së shpejti, thotë ai./Indeksonline/