Kalo te lënda

Kacin: Kosovën mos e trajtoni me emocione

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se Beogradi këtë vit nuk do t’i filloj negociatat me BE-në,

“Data e fillimit të negociatave sigurisht nuk do të miratohet këtë vit, ndërsa do të publikohet atëherë kur Serbia te tregoj gatishmëri për proceset e hyrjes në BE”, ka thënë Kacin pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Vojvodinës, Ishtrav Pastor.

Kacin ka thënë se Vojvodina është “argumenti më i madh” i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Raportuesi evropian ka thënë se është koha e qetësimit te emocioneve dhe se në tërë situatën të shikohet nga perspektiva objektive.

“Kjo ka të bëjë edhe me Kosovë. Pres që autoritetet e reja nuk do të shkojnë atë problem nga perspektiva historiko-emotive e banorëve”, ka thënë Kacin dhe ka shtuar përveç faktorit politik është i rëndësishëm edhe ai ekonomik. “Është rruga e drejt për stabilitet në Ballkan”.

Kacin do të qëndroj në Serbi për tri ditë, ndërsa do të takohet me presidentin Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit serb.

Lini një koment