Kalo te lënda

Hoxhaj: Konflikti përfundon kur Serbia të na njohë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për agjencinë e specializuar për informacione rreth politikave të BE-së, EurActiv, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, nënkupton, që Serbia të pranoj realitetin e Kosovës së pavarur, që Serbia të shoh Kosovën si partner, si shtet fqinjë, ku të dy shtetet si cak të përbashkët të kenë integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë intervistës, Ministri Hoxhaj ka deklaruar se parakusht për këtë është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, akt ky që do të përfundonte konfliktin ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pret nga Brukseli që të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit për implementimin e marrëveshjeve nga dialogu teknik, të arritura në Bruksel.

Duke folur për situatën në very, ai ka thënë se është me rëndësi që Kosova të ztabilizojë gjendjen në katër komunat në veri.

“Ne duhet të implementojmë Planin e Ahtisaarit, një plan që Kosovën e ka shndërruar në shtet demokratik dhe multietnik. Sot Kosova është një shtet i pavarur, një shtet stabil”, tha Hoxhaj për EurActiv”, ka thënë Hoxhaj.

Rreth zhvillimeve të fundit në Serbi, Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ani pse ka thënë se “qeveria e re në Serbi personifikon një ta kaluar shumë të rëndë”.

Lidhur me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Ministri Hoxhaj ka thënë se ato nuk përbëjnë ndonjë bllok kundër pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/

Lini një koment