Kalo te lënda

Dzurinda: Sllovakia mund ta ndihmojë dialogun Kosovë – Serbi

Ish kryeministri i Sllovakisë, Mikullash Dzurinda, ka propozuar që Sllovakia të ndihmoj si moderatore e dialogut Kosovë – Serbi.

“Kam dëgjuar nga presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se një vend, i cili nuk e ka njohur Kosovën mund të jetë moderator”, tha Dzurinda për agjencinë sllovake SITA.

Mikullash Dzurinda, tash deputet dhe lider i Unionit Demokristian i Sllovakisë në opozitë, që aktualisht e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, është shprehur se Prishtina dhe Beogradi kanë besim në Sllovakinë, transmeton REL .

Ai është shprehur se Sllovakia mund t’iu transmetoj serbëve dhe shqiptarëve përvojën e vendit, i cili është formuar pas ndarjes.

Sllovakia mund të sjellë edhe “përvojë nga modernizimi i administratës publike, nga shumë reforma nëpër të cilat kemi kaluar, e pa të cilat nuk do të lëvizë as Kosova”, tha Xhurinda, dhe shtoi se “në Kosovë e kam parë mungesën e fabrikave, nuk kam parë tymtarë, mungojnë investimet, papunësia është e madhe”.

Lini një koment