Brukseli po ndjek krizën politike në Maqedoni
Komisioni Evropian (KE) është duke ndjekur nga afër zhvillimet politike dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar në Maqedoni.
Zyra e Evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle ka thënë se me kujdes po ndjekin zhvillimet në Maqedoni dhe se shpresojnë se partitë politike të gjejnë zgjidhje për situatën.
“Kuptohet që po interesohemi dhe po ndjekim zhvillimet që po ndodhin në Maqedoni”, deklaroi Majkëll Man, shefi i zyrës për informim të të evrokomisionerit për zgjerim në një deklaratë për agjencinë MIA.
Evrokomisioneri Fyle javën e ardhshme do të njihet për së afërmi me situatën politike në Maqedoni, me rastin e vizitës së presidentit Gjorgje Ivanov në Bruksel.
“Megjithatë shpresojmë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive të problemit, që siç thuhet do të jetë në interes të popullit dhe proceseve evrointegruese. (INA)