Albright dhe Clark e përmirësojnë imazhin e Kosovës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gëxhaliu, ka vlerësuar se interesimi i dy ish figurave amerikane, Madeleine Albright dhe Wesley Clark për të investuar në Kosovë, tregon se Kosova është treg që mund të sillet kapitali i tyre të investohet në fusha të ndryshme. Ai tha se imazhi ekonomik i Kosovës, rregullohet me investime të shumta dhe sjelljen e investitorëve të mëdhenj botëror. Sipas tij dy figurat kryesore amerikane që bënë luftën në Kosovë, ish –sekretarja Albright dhe gjenerali Clark, kanë bërë shumë për Kosovën dhe ata në çdo kohë janë të mirëseardhur.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Epokën e Re, ka deklaruar se Kosova ka nevojë më shumë për investime të huaja që do të bënin që të kemi më shumë rritje më të madhe të ekonomike. Sipas tij për ekonomi nuk duhet vetëm të flitet , por duhet që të veprohet.
Kryetari Gërxhaliu, i cili në kohët e fundit, ka qenë zëri më kritik ndaj institucioneve të Kosovës, ka thënë se nuk i ka rënë pishman, për këtë , përkundrazi synon që për mes kritikave të nxjerrë rekomandime që synojnë përmirësimin e imazhin ekonomik të Kosovës.
“Vet emri i ish-sekretares Albright, na bënë të ndjehemi krenar, jo vetëm komunitetin e biznesit e bënë krenar, por të gjithë qytetarët e Kosovës, ndjehen të tillë. Ajo ka bërë shumë për Kosovën dhe na kujton kohën kur Kosova ka qenë në luftë dhe ish-sekretarja Albright, ka bërë shumë që Kosova sot është e pavarur. Prania e kompanisë së saj, ka shumë efekte pozitive në imazhin e ekonomisë së vendit dhe ardhja saj sjellë freski tek investime, pore edhe tek teknologjitë që do të sjell ajo, nëse do të jetë fituese në blerjen e aksioneve të PTK-së”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/
