VV bllokon telefonin e kryeministrit
Telefoni celular i kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila, janë bllokuar para pak kohe nga qindra mesazhe kundër procesit të privatizimit.
Sipas Zërit, nëpërmjet SMS-ve, që kanë përmbajtjen e njëjtë, katërshja qeveritare është “këshilluar” nga anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” që në asnjë mënyrë mos ta privatizojnë Postën dhe Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Trepçën.
Aktivistët “Vetëvendosje” nëpërmjet mesazheve telefonike dhe e-mailave në adresa personale të katër zyrtarëve shtetërorë kanë kërcënuar që privatizimin e PTK-së, të KEK-ut dhe Trepçës do ta ndalin duke dalë në rrugë së bashku me familjarët e tyre.