Kalo te lënda

Kusari-Lila: Vetëvendosja larg qëllimit të vetë

Lidhur me veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje që shkaktoi bllokimin e telefonave mobil të kryeministrit Hashim Thaçi, dhe ministrave Besim Beqaj, Bedri Hamza dhe Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar kjo e fundit.

Ajo ka thënë se ata që e kanë bërë këtë veprim, duke ju referuar këtu VV-së, janë larg qëllimit të veta.

“Nëse shantazhi përmes afisheve, dhjetëra SMS-ve, thirrjeve telefonike dhe e-mailave në ditë të Diel, është mënyra se si dikush mendon të ndikoj në ndryshimin e politikës kosovare, atëherë ata persona kanë rrugë të gjatë para realizimit të çfarëdo aspirate të vet politike”, thuhet në reagimin e Kusarit në rrjetin social Facebook.

Në këtë reagim të saj ajo ka marr pëlqime (like) nga pozita dhe disa komente nga opozita. Në mesin e atyre që e pëlqyen këtë reagim është Vlora Çitaku dhe këshilltari i saj Bernard Nikaj. Koment ka dhen edhe ylli i Facebook-ut nga Vetëvendosja, Fisnik Ismaili.

“Interesant qysh s’po e konsideron asnjani prej jush ditën e diel si ditë pushimi kur po është në pyetje shitja (mos te them falja) e Kosovës.”, ka komentuar Ismaili. /Indeksonline/

Lini një koment