Kalo te lënda

Zjarret në Shqipëri jashtë kontrollit

Zjarret kanë shkaktuar situatë alarmante në shumë zona të Shqipërisë. Disa vatra të aktivizuara prej ditësh kanë shkaktuar dëm të madh mjedisor në pyjet e Qafë Shapkës e Stëblevës në Librazhd, pyjet me pisha në Krrabë si dhe masivet me pisha në Orosh e Kryezi të Pukës. Në Pukë, siç njofton TV News24,  situatë problematike është në fshatin Fletë, komuna Blerim në Pukë, ku si pasojë e flakëve të zjarrit janë djegur 10 ha pyje, 2 banesa si dhe një vresht. Banesat në këtë periudhë nuk ka qënë të banuara, por orenditë në to janë djegur plotësisht. Nënprefekti i Pukës Mirash Markdodaj i bën thirrje policisë së qarkut të ndërhyjë për të marrë situatën në dore, pasi dëmet e shkaktuara nga zjarret janë kolosale. Në Pukë, deri në këto momente është përfshirë nga flakët Kryezi, pranë antenave televizive në Mirditë, malet e Gojanit , Lumzi , gryka e Gerës, Mërtur Guri, si dhe 2 vatra zjarri në malet e Qelzës.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se 26 vatra zjarri janë aktive. Edhe në pyjet e nënprefekturës së Librazhdit prej të paktën dy ditësh rezulton të jenë aktive disa vatra zjarri mjaft të fuqishme.

Më kritike situata aktualisht paraqitet në disa prej masive pyjore në fshatrat e komunës së Steblevës. Një situatë alarmante nga zjarret u krijua dje edhe në Kavajë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kryevidh, ku flakët rrezikuan edhe banesat e fshatit. Në Krrabë situata u rëndua pasi flakët u përhapen duke iu afruar të dy anëve të rrugës nacionale.

Situatë që solli mobilizimin e policisë rrugore për mundësimin pa probleme në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. Rezulton se nga zjarri të jetë djegur një sipërfaqe me e madhe se 3 hektarë. Ndërkohë policia bën të ditur se ka ndaluar dy të rinj, Panajot Lika dhe Krenar Beqari, të cilët dyshohen për zjarrvënie te qëllimshme në zonën e Krrabes.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Kodër Krastën. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshm me pisha, ndërkohë që burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve. Era favorizon përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të madhe, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë që situata e vatrave të zjarrit në të gjithë terriotrin e vendit, gjatë ditës së sotme 25 gusht 2012, bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të Qeverisjes Vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, paraqitet si më poshtë vijon:

Në të gjithë territoritn e Shqipërisët, si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së fortë ka patur një rritje të vatrave aktive të zjarrit, duka arritur në 40 të tilla.

Lini një koment