Kalo te lënda

United shijon fitoren (Video)

Pas humbjes befasuese në javën e parë të sezonit të ri, Manchester United është kthyer për ta mposhtur Fulhamin në Old Trafford me rezultat 3-2.
Ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Damien Duff në minutat e para të ndeshjes (3’).

 

Emri më i përfolur në afatin e sivjetmë kalimtar, Robin van Persie, reagoi për t’i barazuar shifrat pas një asistimi të Patrice Evra (10’).

Një tjetër emër i ri që bart fanellën e Djajve të Kuq, Shinji Kagawa i kaloi vendasit në epërsi (36’).

 

Pa përfunduar pjesa e parë (41’), Rafael da Silva e ngriti edhe më shumë epërsinë e United. Asistimi ishte i Ashley Young.

Një autogol i Nemanja Vidic (64’) u dha shpresa mysafirëve për të nxjerrë një pikë nga ky takim, mirëpo ata nuk arritën ta realizon këtë qëllim.

Pas dy javësh, Manchester United numëron tri pikë. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/xt1yh4_m-3-2-f_animals#from=embediframe

Lini një koment