Stefanoviq: Platforma për Kosovën, pas disa javësh
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se është duke u hartuar platforma për Kosovën dhe se pret që brenda disa javësh ajo të jetë e gatshme, duke shtuar se ajo pastaj do të prezantohet në Parlamentin serb.
Duke folur në televizionin shtetëror serb, ai ka paralajmëruar se lidhur me planin për Kosovën së shpejti do të bisedojë me kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, shefin e zyrës qeveritare për Kosovë, Aleksandar Vulin, dhe me anëtarë tjerë të Qeverisë serbe, transmeton Telegrafi.