Kalo te lënda

Pranon se kishte ndërhyrje në rastin Limaj

Ish-prokurori dhe shefi i Task Forces antikorrupsion, Nazmi Mustafi, i emruar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se përderisa e ka ushtruar këtë pozitë ka pasur presion nga një person që të nderyjë në rastin Limaj.

“Kosova është një vend i vogël, thuajse të gjithë njohin njëri tjetrin, të gjithë e kishin atë përshtypje se unë gjendem në një pozitë aq të lartë, sa që jam bile edhe mbi EULEX-in dhe se mund të merrem me këto çështje edhe në atë nivel. Dhe, më është thënë se “EULEX-i do të bëjë atë që i thua ti, por ti nuk dëshiron që ta bësh këtë, prandaj edhe janë duke ndodhur këto gjëra”, kishte deklaruar Mustafi para prokurorit te rastit, shkruan Kosova Sot.

“Këtë vërejtje ma kanë bërë shumë njerëz. Sa i përket ndëryrjes në lidhje me Fatmir Limajn, ishte një njeri i quajtur Hysni Hoxha, besoj. E sa i përket rastit të Hashim Rexhepit as që dua të flas për të”, është përgjigjur Mustafi në pyetjen e prokurorit./Indeksonline/

Lini një koment