Kalo te lënda

Pasioni i ri i Jozefina Topallit kryetares se kuvendit, hipizmi

Te gjithë ia njohin kryetares së parlamentit përkushtimin e saj ndaj politikës. Po ashtu, ajo shquhet për zotësinë e saj në matematikë.

Kur ishte e vogël shumë e kujtojnë si tip sportiv, sepse atëherë pëlqente atletikën. Pastaj me rritjen zbuloi tek vetja një tjetër pasion, atë për muzikën. Jozefina adoleshente ishte shumë e dhënë pas kitarës. Duke qenë pjesë e politikës prej shumë vitesh, e duke mbuluar poste të rëndësishme, znj. Topalli është tejet e rezervuar sa i përket aktiviteteve jashtë punës.

 

E shohim gjithmonë në veshje zyrtare, të flasë me maturi rreth çështjeve politike dhe të drejtojë me elegancë seancat parlamentare. Një grua në karrierë, e cila duhet ta ketë të limituar kohën për t’u argëtuar… Megjithëkëtë, ne zbuluam se ajo ka arritur të gjejë kohën për një pasion të fshehur të sajin.

 

Deri më sot askush nuk e dinte se një nga femrat më të rëndësishme të shtetit pëlqen sportin e hipizmit. Ajo shfaqet në këtë foto si një amazonë e lumtur. Siç duket, ky pasion e relakson atë dhe e largon nga stresi i përditshëm i punës, duke i dhuruar kënaqësi./standardi.info

Lini një koment