Kalo te lënda

Prelec: Për veriun ka disa modele të autonomisë

Marko Prelec, drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, një mekanizëm ky që përcjell nga afër zhvillimet edhe në Kosovë, vlerëson se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë sa më shpejtë, qoftë edhe në margjina të takimeve ndërkombëtare.

Në një intervistë për Reporteri.net, ai thekson se për veriun ka disa modele të autonomisë në Evropë, por thekson se ideja primare duhet të jetë që zgjidhja të ketë pajtueshmëri nga të dyja palët, raporton Koha.

“Veriu i Kosovës është një nga çështjet më kontestuese dhe është vështirë të thuhet se cila duhet të jetë zgjidhja. Ka disa opsione të autonomive në Evropë dhe disa nga to mund të jenë modele për këtu, por çelësi është që të arrihet një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin, si dhe popullatën lokale. Para asaj, të gjitha anët duhet të parandalojnë dhunën dhe të ulin tensionet”.

Ndërsa për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve dhe zbatimin e tyre, ai thotë se çështje më kontroverse është menaxhimi i integruar i kufijve, tabelat dhe gjëra sikur këto, të cilat nuk mund të zbatohen edhe për një kohë, apo edhe në tërësi. /Telegrafi/

Lini një koment