Kalo te lënda

Nuk është ‘kumbarë’ i koalicionit të ri

Nuk pranon se është njëfarë ‘kumbare’ i afrimit ndërmjet AAK-së, Vetëvendosjes dhe partive të tjera, të cilat besohet se do të mund të formonin një qeveri me shtrirje të gjerë partiake.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se është anëtar i një subjekti politik të përfaqësuar në Kuvend, dhe si i tillë do që të ketë pozicion asnjërës për krijimin e një koalicioni ku do të përfshihej PDK-ja dhe AAK-ja.

“Unë dua të jem në pozicion asnjanës. Aq më tepër me kombinime të tilla, të cilat nuk janë në përputhje me demokracinë, në këtë rast, për shkak se jemi të ndarë, garojmë veç e veç. Edhe interferime të tilla nuk i preferoj zakonisht. Por, kjo nuk e mohon afërsinë që e kam me njerëz të caktuar’, ka thënë Selimi për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, ai ka thënë se Vetëvendosje deri tash nuk e di se çka është presioni ndërkombëtar për të pranuar ndonjë zgjidhje jo të favorshme për vendin.

1 Koment »

Lini një koment