Kalo te lënda

Mungon nota verbale për njohjen nga Mali

 Njohja e 92-të, ajo nga Mali, vazhdon të mos figurojë në listën zyrtare të njohjeve në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme. Aty, njohja e fundit është ajo nga Çadi.

Në fakt, Ministria e Jashtme e Kosovës, asnjëherë nuk e konfirmoi zyrtarisht njohjen nga Mali. Këtë e bëri para një jave zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli në një konferencë për media, me ç’rast prezantoi edhe një notë verbale. KTV-ja nuk ka mundur të vë kontakt me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme për të marrë një sqarim.

Lini një koment