Kalo te lënda

MPB demanton per tabelat me inicialet BG

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar raportin e OJQ-së “Further Support to refugees and IDP-se in Serbia“ lidhur me konstatimet kinse  kjo ministry për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë i lëshon tabelat e Republikës së Kosovës me inicialet “B.G”. Sipas MPB-së, konstatimet e kësaj OJQ-je nuk qëndrojnë. Në një komunikatë ministria e Bajram Rexhepit ka thënë se tabelat për veturat për qytetarët e Republikës së Kosovës prodhohen në Slloveni dhe kontingjenti i tyre vjen në Kosovë sipas kërkesave të Agjencionit për Regjistrim Civil të MPB-së”.
Sipas MPB-së, i vetmi dallim që bëhet për tabelat e veturave të Republikës së Kosovës është numri për gashtë rajonet e Kosovës, ndërsa sa i përket germave ato shpërndahen në mënyrë proporcionale, në të gjitha rajonet.

Lini një koment