Clinton është mirë me shëndet
Pas publikimit të lajmit në mediat ballkanike, se miku ynë i madh Presidenti Bill Clinton nuk është mirë me shëndet, me dhjetëra mijëra qytetarë anekënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginë e Preshevës, kanë kërkuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” në vërtetësinë e këtij lajmi.
“Kemi kënaqësinë që t’ju njoftojmë se disa orë më parë kemi marr edhe një informacion (nga të shumtit), nga stafi i ngushtë i Presidentit Clinton, nga i cili informohemi se Presidenti kishte një ditëlindje të mrekullueshme dhe relaksuse dhe se ai ËSHTË SHUMË MIRË ME SHËNDET dhe se momentalisht po e shijon jetën me familje dhe se është i gatshëm për punët e shumta që e presin!”, thuhet në komunikatën për media të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”./Indeksonline/