Kalo te lënda

Berisha: Bashkëpunimi me SHBA për sigurinë, i shkëlqyer

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media që po zhvillohet në selinë e qeverisë deklaroi se zyrtarët duhet të zhvishen nga mburoja e imunitetit dhe për këtë çështje mazhoranca vendosi t’u drejtohet shqiptarëve për të marrë mendimin e tyre në referendum. Shefi i qeverisë bëri me dije se deputetët e maxhorancës do të dorëzojnë kërkesën për zhvillimin e referendumit në dy javët e para të shtatorit.

“Imuniteti është një pengesë e rëndësishme për hetimin e zyrtareve. Eshtë e pandershme dhe e padrejtë që qeveritarët dhe gjyqtarët të kenë imunitet. Shpresoj që kjo kërkesë për zhvillimin e referendumit do të jetë jo vetëm e deputetëve të mazhorancës”, tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur rreth çështjes së kreut te SHISH-it dhe moskonsultimeve me SHBA-te per kete levizje te befte, shefi i qeverisë ishte mjaft lakonik në përgjigjen e tij, duke u shprehur për një bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA-të në fushën e sigurisë.

“Jam i bindur se bashkëpunimi ynë me SHBA-të do të jetë më i mirë. Konsultat për sigurinë me aleatin kryesor të Shqipërisë janë të vazhdueshme”, u shpreh Berisha. Ndërsa për një cështje tjetër të rëndësishme, atë të ndalimit të gazetarit të Top Channel Marin Mema për të hyrë në territorin grek, Kryeministri u shpreh se ky problem po trajtohet me seriozitet.

Lini një koment