Kalo te lënda

114 persona humbin jetën

Nga përfundimi i luftës e deri më sot, 114 persona kanë humbur jetën dhe rreth 500 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të minave.

Shumë pjesë të Kosovës edhe sot vazhdojnë të mbesin me rrezikshmëri të lartë pavarësisht punës së madhe që po bëjnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it.

Kompania e deminimit e FSK-së, gjatë këtij viti ka arrit të bëjë pastrimin e mbi 70 mijë metrave katror të territorit të Kosovës dhe kanë shkatërruar mbi 200 predha të llojeve të ndryshme, si: granata dore, mortaja, raketa, bomba-kasetë, mina të ndryshme, etj.

Kompania e deminimtit aktivitetin po e kryen në Hajvali, komuna e Prishtinës, në Harilaq, komuna e Fushë-Kosovës, në Ferizaj, si dhe të fushëbetejave, si në: Koshare,  Belincë, etj.

Ministria e FSK-së sot bënë të ditur se mbi 20 mijë metra katrorë ka pastruar ekipi i deminierve në Koshare dhe ka shkatërrua 29 mjete të pashpërthyera, si: mina, granata dore, eksploziv, projektil, etj.

Lini një koment