10 të arrestuar për gjuajtje me armë
Nisur nga fakti se kohëve të fundit është shtuar numri i rasteve të gjuajtjes me armë zjarri në ndeja dhe ahengje të ndryshme të cilat në situata të caktuara kanë rezultuar me pasoja të rënda për qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Policia bënë të ditur se vetëm gjatë ditëve të fundit, (20 gusht deri 24gusht), stacionet policore të rajonit të Prishtinës i janë përgjigjur njëmbëdhjetë rasteve të tilla të gjuajtjes me armë zjarri.
Rastet kanë ndodhur në vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës dhe lidhur me to janë arrestuar 10 persona të dyshuar dhe janë konfiskuar 10 armë të tipave dhe llojeve të ndryshme.
bukuur shume vetem vazhdoni…vetem vazhdimsia e sundimit te ligjit largon nga prapameturia…
PëlqejeniPëlqejeni