Kalo te lënda

Vritet një shqiptar në qendër të Athinës

Është vrarë me armë në qendër të Athinës një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit është bërë i ditur; quhet Tik Dervishi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës dhe burime policore njoftojnë se shqiptari është qëlluar me armë nga dy persona të panjohur, të cilët janë larguar me shpejtësi duke ecur në këmbë nga vendngjarja, në zonën e quajtur Sepolion. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së shqiptarit, por policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, është fakt i njohur që në Greqi janë rritur sulmet ksenofobe ndaj të huajve. Janë 500 sulme agresive me sfond racor brenda gjashtë muajve në këtë vend, siç ka denoncuar pak ditë më parë Shoqata e Punonjësve Emigrantë në Greqi. (INA)

Lini një koment