Kalo te lënda

Vidhen asetet e KEK-t në Sibovc!

Në fshatin Sibovc të Obiliqit, dje është arrestuar një person i dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, ku janë vjedhur sasi e konsiderueshme e ruleve (pajisje të metalta, që shërbejnë për t’i vënë në lëvizje shiritat transportues të thëngjillit), mbajtëse të shiritave të thëngjillit, shtylla elektrike etj., që të gjitha pronë e KEK-ut.

“Hetuesit policor të stacionit të Obiliqit , lidhur me rastin në fjalë, kanë arritur që ditën e raportimit të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar: B. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia e Kosovës – raporton OraInfo.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e një lokacioni, ku hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësendet që dyshohet të jenë vjedhur, pesha e të cilave arrin mbi 21 ton.

Personi i dyshuar është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës kompetente

Lini një koment