Kalo te lënda

TBA, këngë për mafien shqiptare në SHBA


Rep grupi që ka shkëlqyer gjatë kësaj vere, TBA, me protagonistë Klepton, Presionin dhe Jetonin, janë rikthyer me këngën “Albanian Mafia”, së cilës i kanë bashkangjitur edhe një videoklip.

Kënga që flet për jetën e gangsterëve shqiptarë në Amerikë, karakterizohet nga një tekst mjaft interesant dhe një videoklip mjaft kualitativ.

Videoklipi është punuar nga produksioni EMF-Creative dhe ky projekt deri tani mund të konsiderohet më i miri i realizuar ndonjëherë nga ky produksion, njofton portali Telegrafi.

Lini një koment