Slloveni, rrëzohet balona, katër të vdekur e 28 të plagosur
Një balonë e mbushur me njerëz u ndez në flakë dhe u rrëzua në tokë derisa fluturonte mbi Slloveni, duke vrarë katër persona dhe plagosur 28 të tjerë, midis të cilëve edhe disa fëmijë.
Aksidenti ndodhi pranë kryeqytetit Ljubjanë, afër vendbanimit të quajtur Ig. Nga të plagosurit, si raportojnë mediet sllovene, tetë janë në gjendje rreziku, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 10-vjeçar. Mjekët po bëjnë përpjekje për të shpëtuar personat me plagët më të rënda, por djegiet e disave prej tyre arrijnë deri në 60 për qind të tërë lëkurës së trupit.
Midis të plagosurve janë edhe disa shtetas të huaj, flitet për një britanike dhe tre shtetas italianë. Në total, në bordin e balonës ndodheshin 32 persona, përfshirë piloti dhe ndihmësi i tij. /Telegrafi/