Kalo te lënda

Shkodër, vritet një 20-vjecar, vrasesit i ngritën pritë

Një i ri është qëlluar me armë zjarri për vdekje sot rreth ores 20: 15 minuta në
fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Policia bën të ditur se viktima është
Gjin Guri 20 vjeç nga fshati Bardhaj.
Kanë qenë banorë të fshatit Bardhaj që
njoftuan policinë për ngjarjen e ndodhur në fshatin e tyre.

Paraprakisht
mësohet se i riu është qëlluar me armë zjarri nga një person që ka përfituar nga
errësira dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia ben me dije se ‘Gjin
Guri po kthehej ne shtepi se bashku me vellain e tij kur autorët i kanë dalë në
pritë pak metra larg shtëpisë’.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet
e vrasjes. Ne pyetje jane marre dhe familjare te te riut. Vijojnë hetimet për
zbardhjen e plotë të ngjarjes se rende.

Lini një koment