Kalo te lënda

PDK-ja se jep AKR-në për AAK-në

Partia Demokratike e Kosovës duket se nuk është e gatshme të shkurorëzohet nga AKR-ja për të lidh koalicion qeverisës me AAK-në.
Lideri i PDK-së, Hashim Thaqi, nuk e ka ndërmend ta largoje nga koalicioni qeverisës AKR-në e Behgjet Pacollit edhe në rast se AAK-ja në të ardhmen do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Këtë lajmë e ka bërë të ditur për “Epokën e Re”në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së PDK-së.
“Në asnjë variant PDK-ja nuk e ka ndërmend ta përjashtojë AKR-në nga koalicioni qeverisës, një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe nëse në koalicion hyn AAK-ja”, ka thënë burimi i njëjtë.

Lini një koment