Kalo te lënda

Kolegjet Mashtruese

Kolegjet private të cilat kanë filluar regjistrimin e studentëve për këtë vit akademik, disa prej tyre nuk do të mundën të fillojnë procesin e mësimit, pasi që ato as që janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.

“Në kohët e fundit e kemi një dukuri ku disa prej këtyre kolegjeve reklamojnë edhe degë në qytetet e  ndryshme të cilat nuk janë akredituar”, ka thënë për KTV, Ferdije Zhushi Etemi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë.

Madje ato të mbyllen nëse deri më 1 tetor nuk i nënshtrohen procesit të akreditimit, paralajmëron Ministria e Arsimit.

“Nuk do të lejohet hapje e filialeve të paakredituar dhe të pacilësuar sepse kjo bie ndesh me dispozitat ligjore dhe të gjitha veprimet tona do të pasojnë menjëherë pas marrjes së informatave nga terreni, para fillimit të vitit të ri akademik”, theksoi Ragip Gjoshi, Këshilltarë i Ministrit të Arsimit.

Gjoshi thotë se do të merren masa nëse ka kolegje të tilla nëse kanë hapur konkurse për ato degë që nuk janë akredituar. Mirëpo ai ka pasur mundësi ta vrejë këtë pasi që para objektit të Ministrisë së Arsimit, ka kohë që është vendosur reklama e një kolegji që ftohen studentët të regjistrohen në degën e Prizrenit e e cila nuk është e akredituar./Indeksonline/

Lini një koment