Kalo te lënda

I sjellë shpërblim Shqipërisë

Këngëtarja Zanfina Ismaili, e përzgjedhura për përfaqësimin e Shqipërisë në “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit”, ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore. Në konkurrencë prej 22 këngëtarëve nga Ballkani dhe më gjërë, Zanfina u shpërblye me çmimin e tretë të jurisë profesionale, duke shtuar edhe një shpërblim në sirtarin e saj. Ismaili u prezentua me këngën e saj të re, “Dy minuta “ dhe përveç të pranishmëve në mjediset e Sarajit të poshtëm në Ohër, mbrëmë ajo mahniti edhe teleshikuesit nga mbarë Ballkani. Ky festival u transmetua në Servisin Publik në Maqedoni, “Vizion Plus” në Shqipëri” si dhe nëpër televizionet më prestigjioze të të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Lini një koment