Kalo te lënda

Barrikada e Zupçit, nën duart e KFOR-it

KFOR-i, ka arritur që përmes një aksioni të realizuar sot rreth orës 13:30, të marrë nën kontroll barrikadën e Zupç-it, njofton Tanjug.

Barrikada, gjendet në rrugën magjistrale Mitrovicë-Ribariq në vendin e quajtur Zupç, afër Zubin Potokut.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, kishte lajmëruar gjatë ditës së se KFOR-i dhe EULEX-i sot në Zupç kanë ndërmarrë operacion i cili ka pasur për qellim sigurimin e kalimit të papenguar për policët e EULEX-it në drejtim te Zubin Potokut.

Hawton ka thënë se “një grup i vogël i elementeve kriminale në Zupç ka penguar lëvizjen e lirë”./Indeksonline/

Lini një koment