Kalo te lënda

Arrestohen 2 serbë që penguan KFOR-in

(E plotësuar) Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki e ka konfirmuar se rreth orës 14 janë arrestuar dy persona.

Nowitzki  tha se KFOR-i ka reaguar menjëherë dhe e ka vendosur një pikë kontrolli në afërsi të Zupçes.

Bëhet e ditur se Ushtarët italianë të KFOR-it, të cilët e kanë marrë kontrollin mbi barrikadën në Zupç, gjenden me pajisje për shkatërrimin e demonstratave, kurse në rrugë mund të shihen edhe transportierë të blinduar të forcave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe topa uji për shkatërrimin e demonstratave, raporton Beta.

…….

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës e kanë cilësuar veprimin e sotëm të heqjes së barrikadës në Zupç si “synim për të nxitur incidente”.

Njëri prej tyre, Radenko Nedelkoviq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, se: “KFOR-i, jo vetëm që ka dalë nga mandate që ka, por nuk dëshiron as të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët, por me provokime synon të nxisë serbët që të reagojnë”, transmeton rel.

Aksioni i forcave të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX dhe forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, në Zubin Potok, është nisur sot me qëllimin “për të siguruar qasje të policëve të EULEX-it në stacionin e Policisë së Kosovës, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre”.

Zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi, ka deklaruar më herët se operacioni është duke u zhvilluar afër fshatit Zupç, rrugës për Zubin Potok./Indeksonline/

Lini një koment