Kalo te lënda

Thaçi mohon takimin me Daçiqin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nuk ka ndodhur ndonjë takim i mundshëm ndërmjet tij dhe Homologut Serb Ivica Daçiq. Ai e mohon kategorikisht këtë, i cili thotë se nuk ka qenë asnjë takim i planifikuar në kuadër të seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

“Nuk ka qenë i planifikuar një takim me Daçiqin. Ka qenë një agjendë e pranisë së dy kryeministrave në Këshillin e Sigurimit. Unë kam prezantuar suksesin e Republikës së Kosovës me përmbylljen e mbikëqyrjes. Kemi ndryshime të Kushtetutës në këtë drejtim dhe më 10 shtator do të jepet vendimi”, ka thënë Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u ka kërkuar edhe njëherë partive politike që të bëhen bashkë dhe që partitë politike ti lënë anash ndasitë personale, dhe të shohin drejt interesave madhore që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë nuk është çështje e një mandati qeverisës apo e një partie. Kapitulli i së kaluarës është mbyllur, ndonëse nuk është harruar kurrë, por tani po shohim drejt së ardhmes. Duhet t’i lëmë mënjanë interesat partiake dhe të shohim interesat shtetërore”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë për VOA, gjithashtu se procesi i normalizimit të marrëdhënieve nuk është ekskluzivitet i një partie, por për këtë sipas tij është i nevojshëm uniteti politik i Kosovës./Indeksonline/

 

Lini një koment