Nuk do të lejoj të shkelet dinjiteti i maqedonasve!
Ekziston krizë në koalicionin qeveritar si rezultat i ndryshimeve në sjelljen e një pjese të krerëve të BDI-së, pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare që nuk sillen në mënyrë korrekte ashtu si në të kaluarën, ndërsa kulmi është ngjarja në Sllupçan. Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se BDI vlerëson se ato duhet të mbahen edhe pse ne nuk duam.
Kështu ka deklaruar të mërkurën kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, gjatë vizitës në Kërçovë. Ai i ka bërë këto komente pasi tensionet mes dy partive të koalicionit qeverisës janë shtuar. Vendosja e kurorave me lule dhe nderimi që bënë oficerët e ARM-së në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan, ka qenë shkëndija e “zjarrit” të cilën VMRO-DPMNE iu kundërpërgjigj BDI-së me ligj për “branitellat” pa përfshirë pjesëtarët e UÇK-së.
“Në tre vitet e kaluara BDI-në si partner të koalicionit e kemi vlerësuar si parti që e mban fjalën dhe ka sjellje korrekte ndaj asaj që jemi marr vesh. Edhe ne gjithashtu jemi përpjekur të kemi sjellje korrekte ndaj asaj që jemi marr vesh. Gjatë këtij viti një pjesë e tyre, ndoshta për atë se ndjenë se në Parlament VMRO DPMNE-ja nuk e ka shumicën, sepse ka 56 deputetë dhe në njëfarë mënyrë shumicën e mbulon BDI-ja me deputetët e vet, ose ndoshta për diçka tjetër unë nuk e di, ka devijime nga praktika që e kishte kjo parti”.
“Unë disa herë në muajt e kaluar kam biseduar me numrin një të BDI-së (Ali Ahmeti). E kam njoftuar se persona të caktuar sillen në mënyrë jokorrekte dhe kjo ndoshta ishte kulmi i një sjelljeje të tillë jokorrekte që nuk kontribuon as për realizimin e qëllimeve të BDI-së, e as për realizimin e disa çështjeve kyçe për shqiptarët në Maqedoni, por kjo vetëm kontribuon në rritjen e tensioneve. Kështu që, në pyetjen e juaj nëse ekziston krizë, them gjithsesi se ekziston”, tha Gruevski, raporton Alsat M.
Kryeministri i Maqedonisë theksoi se qeveria funksionin me kapacitet të plotë, dhe se pas prononcimeve të BDI-së nëse ajo parti vlerëson se një gjë e tillë është e nevojshme, VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. “Ne nuk i dëshirojmë, por VMRO-DPMNE është e gatshme edhe për këtë opsion nëse BDI-ja merr një hap të tillë”.
“Për ne është e rëndësishme ta ruajmë dinjitetin dhe fytyrën e popullit maqedonas dhe qytetarëve të RM-së. Nuk ka asnjë çmim që jemi të gatshëm ta paguajmë për tu shkelur dinjiteti i qytetarëve të RM-së, siç u tentua të bëhet kjo në rastin e Sllupçanit. Ne vitin e kaluar kemi marrë mbështetjen e shumicës së qytetarëve që në tre vitet e ardhshme ta drejtojmë Qeverinë sipas programit që e kemi hartuar dhe këtë duam ta bëjmë dhe do të këmbëngulim