Gjermania, veto Serbisë?!
Gjermania, siç bëjnë të ditur zyrtarët e BE-së, do të vendos veto për dhënien e datës për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Burime shumë të larta brenda BE-së bëjnë të ditur në kushte anonimiteti për “Radio Dukagjinin” se nëse brenda pak ditëve Serbia nuk shënon përparim në shpërbërjen e strukturave paralele nga veriu i Kosovës, fqinji ynë verior do të kritikohet fuqishëm në raportin e progresit që Komisioni Evropian do ta dorëzoj në tetor.
Gjithmonë, sipas këtyre burimeve , kjo kritikë do të bëhet pengesë për Serbinë për mosdhënien e datës për nisjen e dialogut për anëtarësim.
Serbia momentalisht nuk është e interesuar aq shumë për BE-në, sa për përfitimet materiale që do t’i merrte me rastin e nisjes së bisedimeve për anëtarësim.