Filozofi vrasës e përshkroi krimin e tij në libër!
Javën e kaluar, policia italiane arrestoi filozofin 34-vjeçar italian, Daniel Sante, nën dyshimin se në shkurt ka vrarë një prostitutë 20-vjeçare nigeriane, pasi që aktin e vrasjes e ka përshkruar në librin e tij “Trëndafili dhe luani”.
Ai është akuzuar për vrasjen Anthoni Egbune, trupi i së cilës është gjetur më 26 shkurt në një digë lumi. Sipas hetuesve, Sante në lumë ka hedhur prostitutën e cila më parë ka pas marrëdhënie me të. Në librin e tij italiani dëshiron ta largojë prostitutën nigeriane nga rruga. Personazhi nuk pati sukses, kështu që raporti përfundon me vrasjen e saj.
“Ai e donte shumë e më shumë, por ajo nuk donte ta linte punën në rrugë”, ka shkruar Sante në libër dhe shton se personazhit i dështojnë të gjitha tentimet për t’ia ndryshuar jetën, prandaj ajo bëhet viktima e tij.
Por, ka dallim mes rrëfimit të tij dhe vrasjes së vërtetë. Në libër prostituta vritet nga një “breshëri plumbash”, ndërsa obduksioni ka treguar se ajo është vrarë me thikë.
Në trupin e prostitutës nigeriane u gjetën disa plakë të thella. Sipas rezultateve të hetuesve, gruaja ka luftuar me sulmuesin i cili pas krimit e ka hedhur në lumin Po.