Digjet kufiri Kosovë-Serbi
Në malet Rogotne të Kosovës në afërsi të fshatrave Dubika, Crvena dhe Bare, si dhe në vijën kufitare ndërmjet Leposaviqit dhe Novi Pazarit në Serbinë qendrore, janë duke u djegur rreth 100 hektarë male, ka deklaruar sonte anëtari i kuvendit ilegal të Leposaviqit, Zoran Milojeviq,
Ai për televizionin publik serb ka thënë se mali ka filluar të digjet të shtunën, kurse baorët dhe punonjësit e mbrojtjes civile nuk kanë mundur për katër ditë ta shuajnë zjarrin, dhe se ka pak gjasa qe me ndihmën e helikopterëve të shuhet.
Milojeviq ka thënë se e kanë njoftuar KFOR-in se iu duhet ndihmë, mirëpo deri me tash forcat ndërkombëtare nuk kanë kthyer përgjigje.
“I kemi njoftuar përgjegjësit në Beograd dhe Novi Pazar dhe presim që në mëngjes të vazhdojmë intensivisht shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.