Kalo te lënda

Dialogu me Kosovën ia shtyn Serbisë negociatat me BE-në

Për shkak të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të presë edhe një vit për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në, thotë zëvendëskryetari i Këshillit për integrime evropiane të Parlamentit të Serbisë Laslo Varga.

Ai i ka deklaruar gazetës “Politika” se gjasat që Serbia në pranverë apo në verë të vitit të ardhshëm të marrë datën e negociatave për të hyrë në BE, siç shpresojnë disa, janë shumë të vogla, transmeton QIK-u.

“Nëse nuk caktohet data për fillimin e negociatave, e gjasat janë të vogla, atëherë me siguri do të shtrojnë disa detyra. Në çështjen e përparimit Komisioni Evropian, kthehet pas një viti, e kjo do të thotë vjeshtën e ardhshme. Andaj mendoj se është pak reale që datën e fillimit të negociatave ta marrim para dhjetorit të 2013”, ka sqaruar Varga.

“Nëse nis dialogu politik me Prishtinën, nuk është reale të pritet që ai të mbyllet në afat prej dy-tre muajsh. E meqë ky është kushti më i rëndësishëm, me siguri do të presim një vit deri në përcaktimin e datës së fillimit të negociatave”, ka thënë Varga./Indeksonline/

Lini një koment