Kalo te lënda

Bukoshi e parkon Mercedesin te Ministria e Shëndetësisë

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur Bujar Bukoshi më nuk është Ministër i Shëndetësisë, por një Mercedes-Benz privat vazhdon të parkohet në parkingun zyrtar të kësaj ministrie.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se kjo veturë është në pronësi të së ish-ministrit Bujar Bukoshi, ndaj të cilit së fundit, po për punën në këtë ministri, është në procedurë leximi i një aktakuze për korrupsion kundër tij.

Indeksonline ka pritur për dy ditë përgjigje nga Bujar Bukoishi, por ai nuk ka pasur përgjigje.

Çuditërisht, në deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion, Bukoshi nuk ka deklaruar se ka veturë në pronësi të vetën, pos një vetureje të deklaruar në pronësi të gruas së tij.

Në ministrinë që e drejton Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, thonë që kjo  veturë ka leje për parking, ani pse Indeksonline në momentin kur e ka fotografuar atë nuk e ka parë një leje të tillë, të vendosur në pjesën e dukshme të veturës, siç e obligon leja në fjalë.

“Vetura të cilës i referoheni është veturë private e një zyrtari të lartë qeveritar, që sipas informacioneve në dispozicion, koha pas kohe, qëndron në parkingun e MSh-së.

Zyrtarët e lartë qeveritar, marrin një leje parkingu në MAP, me te cilën mund të kenë pastaj akces në parkingjet e institucioneve qeveritare”, thuhet në përgjigjet e MSh-së për Indeksonline. /Indeksonline/

 

 

Lini një koment