Azem Vllasi: Veriu nuk do të jetë objekt i bisedimeve të posaçme
Analisti politik dhe ish-funksionar politik i Kosovës, Azem Vllasi ka vlerësuar se dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të ketë, para së gjithash për arsye të presionit të bashkësisë ndërkombëtare, por veriu i Kosovës, si çështje e posaçme politike apo territoriale nuk do të jetë objekt bisedimi dhe negociatash të posaçme.
“Dialog do të ketë nëse faktori ndërkombëtar insiston, dhe deri te kjo do të vijë. Pala kosovare dhe ajo serbe do të detyrohen këtë ta pranojnë, por kjo para së gjithash duhet të jetë dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, tha Vllasi në një deklaratë për REL.
Sipas fjalëve të tij, është e mundshme që një nga segmentet e atij dialogu në linjën e normalizimit të raporteve të jenë edhe disa çështje konkrete lidhur me veriun e Kosovës, siç janë, si tha ai, “vendosja e institucioneve lokale sipas kushtetutës së Kosovës, heqja e institucioneve paralele që Serbia i ka instaluar në Kosovë, kurse BE-ja insiston që një praktikë e tillë të ndërpritet”.