Thaçi, Daçiqit: Pavarësinë nuk e diskutojmë më
E plotësuar) Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, në fjalën e tij Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ja ka kthyer kryeministrit Serbë, duke i thënë se statusi i Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë.
“Me 17 shkurt 2008, është dita kur Kosova ka zgjidhur statusin e saj. Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik dhe ne kurrë nuk do ta diskutojmë atë”, tha kryeministri Thaçi.
Ai gjithashtu tha se Kosova është një shembull më i mirë i shtet- ndërtimit në rajon dhe funksionit të misioneve të paqes.
“Kosova, është një shembull për një shtet multi-etnik, ku serbët dhe komunitete tjera kanë vend të rëndësishme në Kuvend dhe qeveri. Ne nuk duhet të jemi peng i politikave të kaluara”, theksoi Kryeministri Thaçi.
……..
Seanca e këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ka filluar para pak minutash është duke vazhduar.
Në këtë takim janë duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë në fjalimin e tij ndër të tjera tha se Serbia nuk do të pranojë Pavarësinë e Kosovës.
“Nuk do të pranojmë që Kosova në mënyrë të njëanshme të shpallë Pavarësinë dhe gjithashtu nuk do ta pranojmë Pavarësinë e njëanshëm të saj”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri serb Ivica Daçiq u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e bëjnë këtë hap.
Ai tha se konfigurimi i EULEX-it dhe heqja e përgjegjësive ekzekutive të institucioneve ndërkombëtare, është anashkalim i OKB-së, pasi Këshilli i Sigurimit nuk është konsultuar për këtë./Indeksonline/