Kalo te lënda

Siçiliana: Shprehem përmes muzikës!

E re dhe e bukur, vajza nga Shkodra veçohet për nga zëri i ëmbël që ka. Ajo ka vendosur që talentin e saj ta shpreh përmes muzikës, sepse është e pasionuar pas këngës. Ne intervistën në vazhdim, Siçiliana tregon për karrierën e saj rreth muzikës, rreth ëndrrave të saj si dhe për planet që do i sjell në një të afërme të afërt.

Me poshtë po japim të plotë intervistën e Siçilianës për “Tribuna Shqiptare”

Tribuna Shqiptare: Si u bë që ti të merresh me muzikë ?

Siçiliana: Arsyeja pse me muzikë, është pikë së pari pasion për këngën. Gjithmonë më ka pëlqyer por edhe arsyeja tjetër është sepse unë jam rritur me muzikë dhe me koncerte, pasi babai im është producent dhe ka organizuar mbi 120 koncert për shume vite me rrallë. Pra duke qenë prezent dhe në kontakt me muzikantë, këngëtare etj, me lindi dëshira ta bëja edhe unë një gjë të tillë. Përveç pasionit për tu marrë me artin e muzikës, ishte edhe kontakti im i përditshëm me artistet, këngëtaret dhe gjithçka që i përkiste muzikës. Kështu duke u rritur, duke mësuar, dita ditës më hyri në zemër edhe më shumë kënga.

Tribuna Shqiptare: Keni rrëmbyer disa çmime neper festivale, sa është motivuse për të vazhduar më tutje?

Siçiliana: Për çdo këngëtar çmimi është vlerësim dhe inkurajim për të vazhduar me tej atë çfarë ka filluar..është një shenjë apo një shtysë që të thotë : ti vlerësohesh për atë çka bën. Ato e pëlqejnë atë çfarë bën, kështu nuk duhet të dorëzohesh dhe të vazhdosh përpara me të tjera vlerësime.

Tribuna Shqiptare: Çka të emocionon?

Siçiliana: Jam person tepër i ndjeshëm dhe emocionohem për gjithçka. Më emocionojnë histori të lumtura, të hidhura, me emocionojnë këngët, poezitë, gjithçka.

Tribuna Shqiptare: Ke në plan ndonjë duet. Me kë do kishe dëshirë të kesh një duet?

Siçiliana: Kam pasur oferta për duet edhe nga një grup nga Kosova por nuk e di sa do realizohet. E kemi biseduar por nuk më pëlqen të flas para kohe, kështu që ia lëmë kohës. Me kë do më pëlqente.. mmm.. me këdo, grup apo këngëtar që ia vlen, se kam problem. Për mua me secilin nga ato do ishte kënaqësi.

Tribuna Shqiptare: Sa e pëlqeni sportin dhe cili është hobi juaj?

Siçiliana: Më pëlqen sporti shumë dhe më pëlqen jashtë mase të luaj futboll. Në shkollë sa herë bëheshim me shoqërinë..vajza dhe djem e shkonim e luanim kalçeto ( fushë futbolli) por sigurisht me pëlqen edhe volejbolli. Këto sporte janë të preferuarit e mi.

Tribuna Shqiptare: Po te mos ishe e kyçur në muzikë, ku do të ishe tjetër?

Siçiliana: Po te mos isha kyçur ne muzikë, përsëri pa iu ndarë artit do isha më shumë përkrah babit tim, në organizimet e koncerteve të tij, edhe tani merrem e ndihmoj, por muzika nuk më lë edhe shumë kohë.

Tribuna Shqiptare:  Sipas teje, çka duhet të përmbaj sot një këngëtar për të qenë i suksesshëm?

Siçiliana: Që të jetë i suksesshëm, për mua është të ketë zë, të dijë të interpretojë, me një fjale, ta bëj publikun për vete dhe të pushtojë skenën. Por kohët e sotme është keqkuptuar arritja e suksesit. Janë dy rrugë, e gjata dhe e shkurta. E gjata është ajo që përmenda më sipër, për këngëtarin e kompletuar, ndërsa rruga e shkurtër është kjo që po ndodh me shumicën e këngëtarëve..arritje e suksesit me skandale dhe shumë e shumë të tjera.

Tribuna Shqiptare: Sa po ka thashetheme për ty dhe a të pengojnë ato ?

Siçiliana: Nuk kam dëgjuar edhe shume thashetheme. Edhe pse këtej nga vendi im ka pasur disa, në fillim pa u mësuar mirë ndihesha keq ndërsa tani nuk më bëjnë përshtypje fare. Janë thashetheme pa baza, kështu çdo njeri i zgjuar e kupton nëse është e vërtetë apo jo. Thashethemet nuk më ndalojnë të vazhdoj atë çfarë kam nisur, madje edhe po të dëgjoj tani, do më pëlqente, sepse më jep më shumë kënaqësi të vazhdoj përpara.

Tribuna Shqiptare: Çfarë mendoni për këngëtaret që po kopjojnë çdo ditë e më shumë?

Siçiliana: Kam lexuar shumë shkrime që thuhet kopjoj veshjen e këtij këngëtari apo modelin e flokëve. Nuk duhet logjikuar në këtë mënyrë. Të gjithë e dimë që një veshje nuk del në treg vetëm për një person, apo modeli i flokëve nuk është prere vetëm për një ‘x’ person. Të gjithë duan të duken bukur edhe i pëlqen, i shkon pse mos ta bëj. Aha, ok s’jam dakord për muzikën që kopjohet identik, aty është keq sepse tregon mungese kreativiteti të këngëtarit ose muzikantit, por nëse disa melodi janë njëlloj s’është problem i madh. Ato janë nota muzikore të shkretat, sillen rrotull për tu bërë një muzikë, s’kemi nota të tjera.

Tribuna Shqiptare: Sa e pëlqeni famën ?

Siçiliana: Çdo kujt i pëlqen fama..edhe mua me pëlqen ..por dua famën e merituar dhe famën me sinqeritet dhe pastërti, ndryshe nuk më pëlqen.

Tribuna Shqiptare: Cila ka qenë një ëndërr e jotja e kamotshme që ke realizuar, dhe një tjetër që pritet ta realizosh me kohën?

Siçiliana: Ëndrra ime që kam realizuar ka qenë kjo që kam arritur deri tani. Këngët që kam realizuar. pëlqimin e publikut dhe ëndrra që pres ta realizoj është të bëj një festival të madh në Shkodër së bashku me babin tim. Festival me shpërndarje çmimesh. jemi ne realizim por të shohim.

Tribuna Shqiptare: Cilët këngëtar botëror të inspirojnë?

Siçiliana: Më pëlqen shumë Beyonce, sepse është këngëtare që i ka të gjitha, ajo me një fjale e pushton skenën. Nga ajo mundohem të marrë sado pak.

Tribuna Shqiptare: A e ndjekeni modën?

Siçiliana: E ndjek, përherë kur jam në internet, vetëm te ‘fashion pages’ jam. Më pëlqen të shoh kombinimet e fundit dhe mundohem të bëj diçka edhe unë..sa për tu dukur e rregullt dhe e kohës në rrugët apo koncertet që ndodhem.

Tribuna Shqiptare: Optimiste?

Siçiliana: Jam shume optimiste për jetën, sa edhe njerëzit që më rrethojnë habiten se nga me vjen  ky optimizëm, që edhe nuk më gabon kurrë kur dua të parashikoj ndonjë përfundim. Gjithmonë kur duam të bëjmë një plan shoqëria ime e ngushte me pyesin ,je optimiste se do ndodhi..dhe un jam ajo qe them gjithmonë, po.

Tribuna Shqiptare: Planet që keni ndërmend ti shpalosni në një të ardhme të afërt?

Siçiliana: Tani, plan të fundit kam klipin e këngës “Magjia e kësaj vere“..tani edhe pak filloj xhirimet. Më pas do shoh të bëj ndonjë këngë të re..por siç thashë tani sapo mbarova gjimnazin dhe përpara me pret një vit i madh shkollor  dhe nuk e di sa do me jap kohë për tu marrë me muzikë. Duhet ti përkushtohem pak me shume edhe shkollës se është e ardhmja dhe siç është ajo shprehja: Investo për të ardhmen! (ORAinfo/Florim A. Gashi)

Lini një koment