Kalo te lënda

SHBA e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trejsi Ann Xhejkobson rikonfirmoi gatishmërinë e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën edhe më tej ashtu si deri më tani ne integrimin në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Xhejkobson tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën drejt së ardhmes evropiane, si një mundësi për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, teksa theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë në këtë proces./Indeksonline/

Lini një koment